BLLOKOHET E-ALBANIA, RIHAPET GJENDJA CIVILE PËR QYTETARËT NË SHKODËR

Nga Nereida Vitoja

 

Pas sulmit kibernetik që I është bërë site-ve qeveritare të Shqipërisë mes të cilave edhe E – Albania, janë marrë masat për zgjidhjen e përkohshme të këtij problemi dhe ofrimin e shërbimeve për të cilat kanë nevojë qytetarët.

 

Këtë të hënë zyra e gjendjes civile në bashkinë Shkodër ka ofruar edhe një herë të gjitha shërbimet që më parë janë marrë vetëm përmes aplikimit online në E-Albania.

 

Përgjegjësja e zyrës Vildana Gushta bën të ditur se I njëjti shërbim jepet edhe në të gjitha zyrat fizike të gjendjes civile në njësitë administrative.

 

Ndërkohë, edhe pse disa shërbime po ofrohen në zyrat e gjendjes civile në Shkodër, qytetarët kanë problematika të tjera që lidhen me mos funksionimin e E-Albania.

 

Sulmi kibernetik në sistemet qeveritare ka krijuar probleme kryesisht tek të qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore, për të cilët ende nuk është gjetur zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...