Shqiptari në Itali përfundon në burg për vjedhje, kufjet “Airpods” i bëjnë ‘gjëmën’

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 49-vjeçar shqiptar nën akuzë për vjedhje, teksa do vuajë dënimin me burg.

Ai u gjurmua falë vendndodhjes së kufjeve ‘Airpods’ që kishte vjedhur disa muaj më parë në veri të Napolit.

Sipas raportimeve të policisë, 49-vjeçari natën e 31 marsit kishte vjedhur në një apartament ku pronari ishte në gjumë në Rotondi, kufjet apple, një robot ‘Thermomix’, 170 euro dhe disa sende të tjera.

Prezencën e hajdutit në shtëpi e ka vënë re pronari vetë duke e mbyllur në dhomën e gjumit, por hajduti ka arritur të arratiset duke marrë në zotërim edhe çelësat e makinës së pronarit, të gjurmueshme nga një pajisje tjetër Apple, AirTag.

TE TJERA