“Paskan filluar këngëtaret të na bëhen psikologe?” Plas keq sherri mes Fjolla Morinës dhe ish-partnerit të saj

Vijojnë “thumbet” dhe ironizimet mes këngëtares Fjolla Morina dhe ish-partnerit të saj Fisnik Syla.

Teksa duket se çifti janë ndarë në një mënyrë jo edhe shumë të mirë, nuk i kursejnë “kunjat” për njëri-tjetrin dhe po marrin shumë vëmendje.

Artistja i është përgjigjur Fisnikut i cili i tha se po bëhet si ‘psikologe’. Përmes një statusi të shpërndarë në Instastory, ajo shkruan:

“Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi“.

Ky status pason atë të një dite më parë ku shkruante: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?

Pas këtij mesazhi ka ardhur reagimi i biznesmenit, i cili e ironizon haptas ish-gruan e tij. Në një postim në Instastory, ai i referohet në thonjëza si këngëtare, ndërsa shkruan se tani ka nisur që të bëhet dhe psikologe.

“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”-shkruante Fisniku.

TE TJERA