“E bëre edhe ti gjoksin?” Modelja shqiptare i përgjigjet ndjekëses: Kodra mbas bregut…

Ndonëse ka pak kohë që është bërë nënë Kristina Baki i ka surprizuar të gjithë me format e saj. Modelja u rikthye shpejt në linjat para shtatzënisë dhe madje nuk ka ngurruar të postojë në rrjetet sociale edhe foto me bikini.

Modelja ka publikuar në Instagram një foto ku shihet me rrobabanjo dhe një këmishë rozë e syze. Krah shumë komenteve pozitive dikush se ka akuzuar se ka bërë ndërhyrje në gjoks. Por Kristina ka reaguar menjëherë duke i hedhur poshtë këto spekulime.

Kristina shkruan se rritja e gjoksit ka ndodhur për shkak të gjidhënies.

“Ma bëri goca edhe mua. Kodra mbas bregut. Po më vinka keq se qenke edhe nënë vetë, po mesa duket i paske dhënë formulë ti. Gjithsesi qëndro në linjë dhe flasim pas një viti kur të mbyll gjidhënien. Të përshëndes”, ka shkruar Kristina në Instagram.

Modelja u bë nënë për herë të parë në muajin maj kur mirëpriti në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Siera. Ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.

“Në ditën e baby-shower dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë.

Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”-tha ajo.

Prej pak vitesh Kristina është në një lidhje me një biznesmen shqiptar i cili quhet Elios. Ndonëse ka postuar disa foto me të në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur që si partnerin ashtu dhe raportin e tyre ta mbaj larg syrit të publikut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...