Postribë, digjet shtëpia 2-katëshe/ 12 anëtarët e familjes në qiell të hapur, bëjnë apel për ndihmë

Një shtëpi dykatëshe në të cilën banonin 12 anëtarë të familjes Bushaj në fshatin Kullaj të Postribës është përfshirë nga flakët mesditën e së Premtes.

Personat të cilët ndodheshin në shtëpi kanë arritur të shpëtojnë për mrekulli sapo kanë konstatuar zjarrin e rënë në një prej dhomave të shtëpisë I cili më pas ka marrë përmasa të mëdha duke u përhapur në të gjitha dhomat.

Në vendjarje mbërritën 4 automjete zjarrfikëse nga Shkodra të cilët për më shumë se 2 orë luftuan me flakët duke qënë se kati i parë i banesës shërbente si magazinë për ushqimin e bagëtive I cili edhe ai u përfshi nga flakët duke ndihmuar më tej në përhapjen e tyre.Tahir Bushaj i vëllai i dy kryefamiljarëve të shtëpisë tregon se zjarri është shkaktuar nga luahtaja e tensionit të energjisë elektrike.

Ndërkohë ai ka një apel për të gjithë që ti vijnë në ndihmë familjes pasi gjendje e tyre e konomike është e vështirë. 12 anëtarët e familjes Bushaj tashmë janë në qiell të hapur. Ata kërkojnë ndihmë pasi familjarët përkohësisht janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...