Po laheshin në det, gomonia përplas çiftin e të rinjve në Jalë

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në plazhin e Jalës.

Një gomone ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Ka dalë në breg duke dëmtuar 2 pushues (një çift) të cilët kanë qenë në breg.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Himarës.

Një prej personave djali, ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë dhe është në gjendje kritike për jetën, ndërsa vajza gërvishtje të lehta.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe as identiteti i personave të plagosur.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Çifti i të lënduarve janë turistë shqiptar.

TE TJERA