Pas ndarjes nga i fejuari, Soni Malaj drejt ribashkimit me ish-bashkëshortin/ Balerini italian flirton hapur me ish-gruan

Fotot “hot” të këngëtares Soni Malaj kanë tërhequr edhe vëmendjen ish-bashkëshortit të saj, Mirko Luccarelli. Soni Malajn jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në top formë dhe së fundmi këngëtarja duket se po shijon disa ditë pushimi, ku nuk kanë munguar edhe fotot provokuese.

 

Duket se për artisten vitet jo vetëm kanë mbetur në vend, por ajo sa vjen dhe shfaqet gjithnjë e më në formë. Në një postim të saj komplimentet kanë qenë nga më të shumtat në seksionin e komenteve nga ndjekësit, ku nuk ka munguar as komenti i ish-partneri të saj.

 

“Atje ku shkëlqen dielli”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku në pamje të parë vihen re format bombastike.

 

Balerini i shkruan “hot” në një prej fotove, duke marrë edhe një përgjigje nga këngëtarja. Biseda flirtuese vijon në seksionin e komenteve:

 

“Hot”, ka qenë komenti që ka marrë edhe përgjigjen e Sonit.

 

Soni: “Po çfarë do të thotë ‘hot’?”

 

Mirko: “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”

 

Soni: “Aaa tani e kuptova”.

 

Rreth një vit më parë, Soni i dha fund historisë së saj me Klevin. Çifti që ishin edhe të fejuar, i dhanë fund pa shumë bujë. Megjithatë pavarësisht mediave të shkruara dhe lajmeve të ndryshme, Soni ka zgjedhur të mos reagojë asnjëherë vrullshëm dhe të mos japë asnjë koment apo përgjigje, duke bërë kështu një zgjedhje të zgjuar, pasi koha do të flasë vetë.

 

Në fillesat e kësaj marrëdhënieje, Soni ka treguar se ndihej shumë mirë me Klevin dhe se janë përfshirë 100% në jetën e njëri-tjetrit.

 

“Të përfundosh një lidhje, nuk është zgjedhje që një njeri do donte të bënte. Unë jam rritur me përrallën e Hirushes që gjen princin dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë. Më në fund fati më buzëqeshi edhe mua!”, ka pohuar ajo.

 

Por duket se pas një kohe të gjatë nga kjo ndarje, Soni ka rikthyer vëmendjen e saj tek ish-bashkëshorti, duke flirtuar hapur në rrjetet sociale. Pak kohë më parë, Soni ka folur në lidhje me raportin e saj me ish-bashkëshortin Mirko Luccarelli, me të cilin ka një vajzë Anën. Këngëtarja zbuloi se për hir të vajzës, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme, duke shtuar se janë shokë dhe gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të saj.

 

“Babin e vajzës time e kam shok? Me babain e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës”, u shpreh Soni në atë kohë.

 

Por, duket që atëherë dinamikat mes tyre kanë ndryshuar dhe tashmë ata duken si një çift që po flirton. Mbetet për t’u parë nëse mes të dyve do të ketë një ribashkim, apo komplimentet i shkëmbejnë vetëm si dy miq të mirë. Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luccarelli, dy vite pas celebrimit të tyre në Tiranë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...