Nga puna e parë tek konkurrenca me këngëtarët e rinj, rrëfehet Valbona Mema

Në një intervistë përballë moderatores Rudina Dembacaj në emisionin “Part Time” në Tv Klan, këngëtarja Valbona Mema ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale.

 

Rudina Dembacaj: Si t’u duk puna si kamariere?

 

Valbona Mema: Mendoj se këtu duhet të jesh i buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Jo i lodhur. Duhet t’i japësh energji pozitive shumë njerëzve.

 

Rudina Dembacaj: Cila ka qenë puna jote e parë?

 

Valbona Mema: E para fare ka qenë në poligrafik. Kënaqësi shumë e madhe. Kam qenë shumë e vogël.

 

E pyetur nga Rudina Dembacaj se kë do të donte të kishte në tavolinën ngjitur, Valbona Mema është shprehur se do të donte të kishte bashkëshortin e saj të ndjerë, Sokolin.

 

Rudina Dembacaj: Kë do të doje të kishe tek tavolina ngjitur tani?

 

Valbona Mema: Sokolin.

 

Rudina Dembacaj: Prapë Sokolin?

 

Valbona Mema: Po.

 

Rudina Dembacaj: Gjithmonë.

 

Pyetjes së a ndjen konkurrencë me këngëtarët e rinj, artistja Mema i është përgjigjur se jo teksa ka shtuar se i vlerëson ata.

 

Rudina Dembacaj: A ndien konkurrencë me këngëtarët e rinj?

 

Valbona Mema: Absolutisht jo, biles i vlerësoj.

 

Rudina Dembacaj: Sa e pazëvendësueshme ndihesh në treg Valbona?

 

Valbona Mema: Askush nuk është i pazëvendësueshëm./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...