Në Durrës çmimet kapin majat më të larta, një pushues harxhon 50 € në ditë

Këtë vit pushuesit që zgjedhin bregdetin shqiptar, si në Veri ashtu edhe në Jug janë përballur me rritje çmimesh.

Edhe në Durrës, që çmimet kanë qenë gjithmonë ekonomike për shtresat e mesme të shoqërisë, këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët për një ditë pushimi harxhojnë 50 euro ose 50 mijë lekë.

Sipas tyre çmimet janë shtrenjtuar këtë vit, edhe pse janë përpjekur të gjejnë plazhet më të lira në gjithë bregdetin.

Pushimet shkojnë 500 mijë lekë për 10 ditë. Në ditë shpenzoj 30, 40 deri në 50 mijë. 100 euro dy vetë. Ne jemi pensionistë, matemi me pensionin që kemi dhe vlerësohet sesa mund të jetosh.

Duke u përballur me këto rritje çmimesh ata kanë parë të udhës që të shkurtojnë ditët e qëndrimit.

Në Durrës janë shumë shtrenjtë të gjitha çmimet. Plazhi nuk ka kushte për pushuesit. Kemi qëndruar 10 ditë, por tani 4-5 ditë, më shumë jo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...