Eni Koçi për Genc Prelvukaj: Faleminderit që më ke vjedhur …

Ditën e sotme këngëtari i njohur shqiptar Genc Prelvukaj feston ditëlindjen dhe bën 26-vjeç. Ky përvjetor është i veçantë për të pasi ai dhe partnerja e tij shumë shpejt do bëhen prindër për herë të parë.

 

Urime të shumta janë bërë në drejtim të tij në këtë ditë ku më shumë vëmendje ka marrë ai i bashkëshortes tEni Koçi. Këngëtarja ka ndarë një foto në Instagram ku shihen së bashku duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme.

 

Ti je shoku im më i mirë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Çdo hap që eci dhe çdo moment që jetoj…dua të jem përgjithmonë me ty! P.S. Faleminderit që më ke vjedhur zemrën! Të dua “

 

Eni dhe Genci janë në pritje të një vajze dhe lajmin e ndanë me ndjekësit përmes këngës së tyre të fundit me titull “Ama”. Në fund të videoklipit ata kishin vendosur edhe një video nga ‘gender reveal’ siç njihet në rrjetet sociale, ose festa e zbulimit të gjinisë.

 

Çifti shfaqej në një ambient i rrethuar nga tullumbaca e zbukurime të shumta. Në momentin që ata e çajnë njërin prej tyre, dalin petale rozë, çka do të thotë se do bekohen me një vajzë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...