“E njoh kapacitetin e Blendi Fevziut”, Floriana Garo bën deklaratën e fortë: Kam kritikat e mia për…

Gazetarja Floriana Garo në një intervistë për emisionin “Stay Tuned” u shpreh se ka rezerva për cilësinë e gazetarisë shqiptare, sidomos asaj televizive.

 

 

Garo tha se shumë prej programeve televizive nuk kanë cilësinë e duhur, por bëhen në përpjekje për të fituar audiencë.

 

Ndër gazetarët e preferuar në Shqipëri, Garo veçoi Blendi Fevziun, ndërsa si modele në rini tha se ka pasur dy emra të njohur të televizionit amerikan.

 

“Kur jam kthyer në Shqipëri, por edhe kur jetoja në Amerikë ndiqja Barbara Uollters dhe Oprah Uinfrei. Ato kanë qenë modeli im frymëzues.

 

Kam kritikat e mia për gazetarinë shqiptare. Sa i përket të preferuarve të mi, padiskutim Blendi Fevziu. Ka ndikim të jashtëzakonshëm te audienca. E njoh kapacitetin e tij për t’i dhënë publikut. Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun i kam vlerësuar gjithmonë, Mentor Kikinë. Përsa i përket bërjes së TV, nuk orientohen nga cilësia.

 

Gazetarët kanë detyrë që t’i udhëheqin audiencat, me temat dhe të ftuarit. Emisione që nuk sjellin asnjë lloj vlere, por argëtim të pasofistikuar nuk duhet të jenë fare në ekran.”, u shpreh Floriana Garo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...