Akuza të rënda nga nipi i tij, këngëtari i famshëm rrezikon të kalojë 50 vjet në burg

Ka ditë që aludohet se Ricky Martin ishte denoncuar për dhunë në familje, por viktima nuk dihej pasi identiteti i tij mbrohej nga Ligji 54. Anonimiteti u zbulua nga Eric Martin, vëlla i këngëtarit. Paditësi është Dennis Yadiel Sanchez, nipi i artistit.

 

Sipas viktimës, Ricky Martin ka ushtruar sulme fizike dhe psikologjike ndaj tij në lidhjen që kishin për shtatë muaj. Tani duke e ditur që ankuesi është vetë nipi i tij, dënimi me të cilin do të përballet artisti është krejtësisht i ndryshëm.

 

Dënimi me të cilin do të përballej Ricky Martin nëse vërtetohet se është autori i këtij krimi është 50 vjet burg. Ky është dënimi që japin ligjet e Porto Rikos kur bëhet fjalë për inçestin.

 

Avokati i Ricky Martin, Marty Singer, tha për TMZ: “Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë dhe nuk do të ishte kurrë i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo marrëdhënie romantike me nipin e tij”.

 

Përfaqësuesi i Rick shton: “Ideja nuk është vetëm e pavërtetë, por është e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën që i nevojitet urgjentisht. Por, mbi të gjitha, presim që ky rast i tmerrshëm të përgënjeshtrohet sa më shpejt sapo një gjyqtar të shohë faktet.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...