“Unë 10 mijë lek kam gjithsej, edhe ato borxh”/ Flet gruaja që i përdorën identitetin, Merita Hajdari: Më nxorën me 5 kompani

Duke folur për emisionin të Pakespozuarit, Merita Hajdari foli për takimin me zyrtarë të SPAK,

ndërsa kërkoi drejtësi dhe të bëhet e ditur se kush e ka futur në këtë histori. Sipas saj, ajo ka vetëm 10 mijë lekë të vjetra në xhep dhe ato që i ka marrë borxh.

Pjesë nga biseda:

Merita Hajdari: Jam 56 vjeç. Banoj te lagjia 10. Unë para kam vetëm 10 mijë lek që kam marrë borxh sot. Unë nuk kam fare para. Unë jam me invaliditetin. Nuk kam lek.

Ylli Rakipi: Kur e more vesh që je e pasur me letra?

Merita Hajdari: Ka nja tre ditë. Më marrin njerëzit e mi në telefon. E shikojnë te Syri. Thonë çohu se ke dalë në televizion, sikur kam bërë falsifikime dokumentesh me biznese. Kam ndejtur shumë e shqetësuar. Ngrihem në mëngjes, marr djalin dhe çunin e xhajës dhe iki te rajoni 3. I thashë kam dalë në këtë lajm. Ku i kam këto biznese unë? Si ka dalë emri im në televizor. Një shef më thotë duhet të shkosh te drejtoria e policisë. Shkoj atje, flasin në telefon dhe më thonë motër ti je e pastër.

Unë thashë kam frikë dhe dua të sqaroj. Më thanë do të shkosh te drejtoria e madhe te Brryli, një godinë me xhama. Shkoj atje, ata nxorën një palë letra, katër biznese, fruta perime, hekuri… Edhe sot ka dalë një kompani tjetër, janë bërë pesë. Ku i kam unë këto? Ata thonë 5.5 milionë, po ku marr vesh unë nga këto. Të paktën të më japin edhe mua një biznes.

Aleksandra Bogdani: Këtu dalin katër kompani, tregëtim materialesh duralumini, etj. Pra, është pak a shumë si funksionojnë këto skema, që blejnë beton dhe shesin oriz përshembull.

Ylli Rakipi: Çfarë i kanë bërë zonjës që ne kemi këtu?

Aleksandra Bogdani: Duhen hetime për të kuptuar. Me aq sa kam parë, është përdorur emri i zonjës për një kompani në letër, nuk është kompani që ekziston, nuk ka seli dhe puntorë.

Si ti kanë marrë të dhënat?

Merita Hajdari: Votimi i parë, unë vajta në lagje dhe thanë do votoni. Unë tham nuk votoj se nuk kam kartë. Edhe më kanë bërë kartën. Unë firma kam bërë vetëm në bashki, për strehim, si person i pastrehë. Edhe te tatimet, më kanë dhënë këto letrat.

Ylli Rakipi: Ti u nise drejt SPAK-ut vetë. Pse?

Merita Hajdari: I kam thënë ku është më e madhja, që të ankohem. Vajta atje, ishte një gazetare përjashta. I kam thënë dua të sqaroj këtë çështje. Ata të zyrave më dëgjuan dhe dolën te dera. I thashë atyre, nja dy burra ishin. Ishte një zyrë dhe i thashë, kjo fotografi ka dalë në televizor. Për cfarë akuzohem? Më tha rri e qetë se nuk je ti me këto gjëra. Të ishe me probleme, ne nuk të linim.

Ylli Rakipi: Pra SPAK-u e kuptoi direkt që je e pafajshme?

Merita Hajdari: Po. Pastaj unë dola jashtë. Thashë do kërkoj drejtësi edhe më lartë.

Ylli Rakipi: Po ku do vazhdoje ti?

Merita Hajdari: Unë dua drejtësinë time. Jam fukareshë, unë nuk dua këto rëndesa të dal në gjithë botën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...