Spiropalit i vjen SMS në telefon, 4 ministra zhyten me kokë ta lexojnë

Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe Elva Margariti janë fotografuar sot në Kuvend duke lexuar një mesazh në telefonin e Elisa Spiropalit.

 

Katër ministrat ishin fokusuar në ekran duke neglizhuar seancën parlamentare. Me shpresë Spiropali është treguar diskrete dhe nuk i ka mbërritur ndonjë mesazh me përmbajtje të kuqe për ta ndarë me kolegët.

 

Më herët në Kuvend ajo u mbyt duke u kollitur teksa po fliste për Sali Berishën. Më pas e mori me sportivitet duke iu përgjigjur të qeshurave të demokratëve se “mallkimi i tij të zë”.

TE TJERA