Sa shumë lekë paska patur…/ Grabitet Missi shqiptar. Hajdutët i marrin mbi 400 mijë euro në banesë

Hajdutët grabisin banesën e Miss Shqipëria.

Miss Shqipëria 2004 Agnesa Vuthaj ka rënë pre e grabitësve.

Mediat e Kosovës shkruajnë se hajdutë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në shtëpinë e Vuthajt në Çagllavicë ku kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhu floriri. Denoncimin për grabitjen e ka bërë vetë fituesja e tre kurorave.

Vuthaj është paraqitur në polici pasi ka kuptuar se në banesën e saj në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë ishin futur grabitës. Modelja shqiptare ka dëshmuar në polici se hajdutët i kanë marrë mbi 100 mijë euro kesh dhe rreth 300 mijë euro florinj

“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku denoncuesja na njofton se, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, kur kjo e fundit nuk ishte dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë)

Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Agnesa Vuthaj është fituese e Konkurseve të Bukurisë Miss Kosova 2003, Miss Albania 2004 dhe Miss Universe 2005.

TE TJERA