Horoskopi Paolo Fox 16 korrik 2022: parashikimet shenjë pas shenje (dashuri dhe punë)

Horoskopi i të lindurve në shenjën Dashi nga Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al: Këto kanë qenë ditë mjaft të vështira, për këtë arsye duhet të mendoni për një pushim. Fundjava mund t’ju sjellë surpriza të reja. Hiqni mendjen nga puna, kaosi rifillon të hënën.

 

Horoskopi Paolo Fox Demi: Më në fund e keni hënën në favorin tuaj. Kjo do të thotë që duhet të përfitoni prej saj dhe të shkoni drejt gjërave që doni. Telefononi personin që dëshironi të dëgjoni dhe propozoni projektin tuaj tek eprorët.

 

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Pas javësh stresi intensiv, fundjava që prisnit më në fund po vjen. Shijoni këto ditë dhe largohuni nga të gjitha situatat negative.

 

Horoskopi Paolo Fox, Gaforrja: Mos u ankoni për gjërat që keni lënë pas dore. Filloni të pranoni gabimet tuaja. Të kërkosh falje është gjithmonë një shenjë e qartë e inteligjencës. Provojeni, të dielën mund të merrni përgjigje të mira.

 

Horoskopi Paolo Fox Luani: Qëndrueshmëria dhe vendosmëria juaj po ju çojnë gjithnjë e më lart. Por mos harroni të dashurit tuaj, ata ndonjëherë e kanë inat sjelljen që bëni. Puna ka filluar të ketë ritme.

 

Horoskopi Paul Fox Virgjëresha: Mund të keni disa lajme të mira në dashuri këtë fundjavë. Më në fund do të keni përgjigjet që keni pritur. Mos lejoni që të tjerët të pengojnë çështjet tuaja private.

 

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Në dashuri gjërat po duken mirë. Dalëngadalë po gjeni ekuilibrin me partnerin/en dhe më në fund po arrini të ndërtoni diçka. Në punë do të keni përgjegjësi që do ju sjellin pak stres.

 

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Mundohuni të mos qëndroni në shtëpi gjatë gjithë kohës. Filloni të mendoni për disa udhëtime, mund të takoni njerëz të rinj. Puna është e vështirë, por nuk do të jetë kështu përgjithmonë.

 

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Jeni duke menduar për fundin e verës, por nuk po shijoni të tashmen. Kjo fundjavë është e juaja. Mos e humbisni. Njerëzit do të kuptojnë se çfarë vleni, mos u shqetësoni.

 

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Pushimi nuk do të thotë të mos duash të bësh gjëra. Pikërisht për këtë arsye, ndaloni paranojën dhe vishni “kostumin” e pushimeve. Ju presin dy ditë relaksi dhe indiference absolute. Telefoni i punës? Lëreni në shtëpi.

 

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Keni disa probleme me familjarët tuaj. Ato janë të zgjidhshme, mos u shqetësoni. Kjo periudhë është stresuese për të gjithë, por së shpejti do të dilni prej saj. Në punë do të ketë shumë lajme.

 

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Urime për këtë javë. Keni vërtetuar se kur dëshironi, mund t’i merrni të gjitha. Mos harroni atë që keni mësuar dhe mbajeni gjithmonë në mendje. /noa.al

Shpërthen në lot Paloma: Kam humbur motrën, jam këputur, më ka lënë amanet ta…(Video)

Dhjetë vite më parë, Paloma h mbi humbi motrën e saj, një tr gjedi që ka shënjuar jetën e artistes.   E ftuar në “S’e Luan...

(Video) ”Nusja iku nga dasma”/ Shqiptari tregon historinë: I çuan dasmorët në spital

“Siç e do zakoni behën dasmat në vendin tonë” është një falje popullore e cila e përkufizon ahengjet familjare.   Ndërsa një ngjarje e pazakontë ka...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME