E pabesueshme: Nafta “pikiatë” në bursë, Bordi “këputet në mes” dhe e ul me vetëm 2 lekë për shqiptarët

E çuditshme, por e vërtetë.

Çmimi i naftës në bursa është prej disa ditësh nën 100 USD/ fuçia, por pasi priti tre ditë, Bordi i Transparencës ka marrë mundimin që ta ulë cmimin e naftës për tregun shqiptar nga 240 lekë/ litri në 238 lekë/ litri.

Bëhet fjalë për një ulje me vetëm 2 lekë/ litri për naftën edhe pse prej ditësh nafta në bursa është nën 100 USD/ fuçia.

Sa i përket benzinës, Bordi ka vendosur që të shitet me 218 lekë/ litri ose 5 lekë më pak krahasuar me vendimin e fundit. Benzina ka pësuar uljen më të madhe gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që nafta duket sikur ka “ngrirë” në rreth 240 lekë/ litri edhe pse çmimi është ulur ndjeshëm në bursë.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 15 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...