Aksident i frikshëm! Shoferja hap derën e makinës, motoristi përfundon poshtë kamionit

Një motoçiklist ka përfunduar poshtë një kamioni pasi një shofere ka hapur papritur derën e një makine të parkuar në rrugë. Kamerat e sigurisë në Rio de Janeiro kanë fiksuar momentin e aksidentit të frikshëm.

 

Në pamjet e mëposhtme motoçiklisti është duke udhëtuar në anën e djathtë të rrugës, kur një grua hap derën e automjetit dhe e godet atë. Nga përplasja, burri është hedhur poshtë një kamioni që ecte në rrugë.

 

Për një moment motoçiklisti “zhduket”poshtë kamionit por pas pak çastesh ai tenton të nxjerrë trupin. Njerëzit që kalonin pranë vendit ku ndodhi aksidenti mbërritën shpejt për të ofruar ndihmën e pare. Pavarësisht frikës, burri ka pësuar lëndime të lehta.

 

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe media për të kërkuar sensibilizimin e shoferëve që të kryejnë sa më shumë kujdes, dhe të shikojnë në çdo moment kur hapin dyert e makinave.

 

 

TE TJERA