Vëllezërit shqiptarë në “America’s Got Talent”, lënë pa fjalë jurinë e ngrenë në këmbë publikun (VIDEO)

Dy vëllezër shqiptarë kanë mahnitur shown e njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent”. Artan dhe Arnold Balla kanë lënë pa fjalë jurinë, ndërsa ngritën në këmbë publikun.

 

Simon Coëell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara u befasuan nga aftësitë e jashtëzakonshme të dy vëllezërve me lëvizjet e tyre akrobatike.

 

“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili studion drejtësi.

 

“Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”, tha Heidi Klum. “Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, tha Vergara.

 

Simon Coëell e pëlqeu aktin, por pati një kritikë të vogël, pasi nuk i pëlqyen topat portokalli që vëllezërit Balla përdorën. Megjithatë, të tre morën një “po” të fortë.

 

Vëllezërit Balla janë aktualisht në SHBA. Ata janë të njohur gjithashtu në Shqipëri për akrobaci, aktin treshe dorë më dorë, aktin e cirkut të patinazhit me rrota etj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...