“Thesarin e kishte fshehur në fshatin e tij”, Ngjela bën deklaratën ‘bombë’ për Berishën: I rrezikohej jo vetëm pasuria e vjedhur, por e gjithë familja!

Avokat Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar protestën që organizoi në 7 korrik Sali Berisha.

Përmes një ngjarjeje të supozuar, Ngjela flet për atë që ndodhi në 7 korrik dhe çfarë synon në të vërtetë Sali Berisha me veprimet e tij.

Postimi i plotë:

Vitin 1022 në një nga qytetet e mëdhenj të Evropës, Siperina, të fuqishmit e qytetit u bashkuan, morën qytetin dhe e lanë jashtë ish princin e qytetit Selion Benchian, sepse ai kishte vjedhur qytetarët dhe vetë thesarin e qytetit.

Princi i qytetit, pasi gjeti rastin teksa Selion Banchian-i kishte dalë për gjah me shpurën e tij, i mbylli atij derën e kështjellës së madhe të Siperinas, dhe e la jashtë.

Ky, si i tërbuar nga marazi, mori me vete rreth 50 ose 60 trimat e tij, të gjithë vjedhës të qytetit, dhe u nis nëpër male e fusha për të ngritur ushtrinë e tij të madhe. Kodër më kodër e mal mbi mal ai kërkonte ndihmë për të rimarrë qytetin. Por, edhe pse u lodh deri në drobitje për një vit rresht, nuk e bëri dot ushtrinë.

Dhe vuante së brendshmi me haj e me rrënkim, derisa, befas, drobitja e tij e çoi deri atje sa, ai, pasi ulej në një kolltuk, nuk ngrihej dot vetë prej tij. I dhimbte trupi, por donte të merrte qytetin, sepse po rrezikohej, jo vetëm pasuria e vjedhur, por e gjithë familja. Fliste kudo nëpër fshatra e qytete, por ushtria nuk po i bëhej.

Mori edhe thesarin që e kishte fshehur në fshatin e tij, pagoi kudo njerëz, dhe lajmëroi datën 7 korrik të vitit 1022 se do të merrte qytetin Siperina, dhe bashkë me trimat e tij kaçakë e vjedhës, priti që, bashkë me të paguarit, të mblidheshin rreth 100 mijë ushtarë.

Erdhën të gjithë, por ushtria ishte e vogël, dhe muri i qytetit u qëndronte përballë si madhështor.

Por princi nuk e bëri veten. Nuk kishte forcë, por kishte marrëzinë që e mbante. I pa ushtarët të rraskapitur dhe, hipi verë mbi një gur të madh ku mbajti një fjalim sikur e kishte marrë qytetin. “Që nga dita e sotme, u tha ai ushtarëve, ky qytet është yni. Duhet të filloi festa se Siperina tani ka rënë. Tani, dhe princi i këtij qyteti jam unë”.

Por ushtarët u habitën. Ata shikonin përreth, shihnin edhe muret e lartë të kështjellës dhe shikonin me habi edhe princin Selion Benchian të gëzuar, dhe nuk flisnin. Por në një grup prej pesë vetash njëri pyeti shefin e tyre: “ç’flet ky kështu. Ku kemi ne fuqi të hyjmë në këtë qytet!”

Por kryetari i grupit, duke qeshur i tha:

“Merri paratë sa herë të t’i japi ky, se Selion Benchian tani ka rrjedhur nga trutë. Atij tani po i duket sikur po flet brenda mureve të qytetit, paçka se është i hipur me zor të madh mbi atë gur nga ku po flet”.

Pas kësaj, qeshën njëherësh të gjithë, dhe u larguan.

TE TJERA