“Sillet si boss…”, Mamaqi reagon pas akuzave të Eva Alikajt: Jam me vlera dhe të tillë njerëz dua pranë

Komediani Ermal Mamaqi ka lënë prej kohësh ekrani dhe tani është shndërruar në një folës motivues për qindra persona ku pretendon se i mëson ata se si të bëhen të pasur.

 

Së fundmi, aktorja e mirënjohur Eva Alika gjatë një interviste televizive kritikoi qasjen artistike të Mamaqit.

 

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai”, tha ajo.

 

Nuk ka vonuar as reagimi i komedianit i cili ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se: “Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit. Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera.”

 

Ndjekësit e kanë marrë këtë si një përgjigje ndaj akuzave të aktores Eva Alikaj.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...