Motrave Ismaili iu kërkua shoqërimi me forcë nga policia në gjykatë, reagon për herë të parë Adelina

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili ka reaguar pas vendimi të gjykatësit Agron Kuçi, i cili ka kërkuar nga Policia që t’i shoqërojë në gjykatë motrat Ismaili në seancën ndaj Enver Sekiraqës.

 

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka mohuar të jetë në kërkim, duke thënë se ka mbi 10 vite që endet në gjyqe.

 

Adelina ka theksuar se kjo ngjarje, ku me motrat ka qenë thjesht dëshmitare, i ka rrezikuar jetën dhe i ka prishur imazhin profesional.

 

“Asnjë polici nuk është në kërkim timin as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodh para 15 viteve dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS për zbardhjen e rastit. Më shumë se 10 vite jemi në gjyqe dhe në polici sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar edhe jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndal dhe vazhdojnë…

 

mos të flasim për dëmtim të imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pas në jetët tona profesionale. Ky rast përsëritet cdo 3 vjet tash dhe nuk merret vendimi final”, ka shkruar këngëtarja.

 

Kujtojmë që ish i fejuari i Adelinës, Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

 

TE TJERA