Hajdutët ‘thyejnë’ shtëpinë e modeles shqiptare, i marrin 400.000 € para dhe sende me vlerë

Ish-missi dhe modelja e njohur shqiptare Agnesa Vuthaj ka rënë pre e grabitësve.

 

Mediat në Kosovë njoftojnë se hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e saj në Çagllavicë, Prishtinë kur ajo nuk ndodhej aty.

 

Në dëshminë e saj në polici ajo ka treguar se hajdutët kanë arritur t’i marrin rreth 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro sende me vlerë(bizhuteri ari dhe ora të çmueshme).

 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:45.

 

TE TJERA