E TRISHTË/ E moshuara: Shteti më vodhi edhe 3 Mijë Lekëshin e bonusit që premtoi Rama

Paketa e Rezistencës Sociale që u paraqit nga qeveria pak muaj më parë në mënyrë që shtresat në nevojë të përballonin “kohën e luftës”, përfshinte një bonus prej 3000 lekësh.

 

Ky bonus duket se po u mbahet pensionistëve të cilët kanë shkuar për ta tërhequr. Një e moshuar ka denoncuar për JOQ Albania se nuk e ka marrë bonusin dhe nuk di ku të ankohet pasi nuk i japin përgjigje përballë por e drejtojnë tek e-albania.

 

Ajo shprehet se e njëjta skemë ka ndodhur me të gjithë ata që nuk i kanë tërhequr paratë, por konkretisht e moshuara ka bërë transferim të pensionit nga Prrenjasi dhe ia kanë vonuar 3 muaj.

 

DENONCIMI I TË MOSHUARËS:

“Desha te denoncoj nje rast se si ju a vjedhin te moshuarve dhe ate 3000 leksh bonus qe ju a dha qeveria e po vet ju a vjedhin. vajta per te marr pensionin sot dhe mi kanë mbajtur dy muaj nga 3000 leke pra 6000 leke bonus vetem nje muaj me kane dhene vetem prillin.

 

Sot me tha shko te sigurimet e pensionit ne Myslym shyr. Fola me nje nr se ato as te dera nuk dalin te te takojme me thonë bej kerkes te e albania. Nuk jam vetem une te gjithve qe nuk i kam terhequr lejet e muajt ju a kane hequr kështu me than te sporteli.

 

Nuk e kuptoj vet ti japin dhe vet ti marrin per me teper une nuk kam faj beta transferim te pensionit dhe muajn prill e mora bonusin ne bashkime Përrenjas kurse kam qe ne prill qe kam bere transferimin per pension mire qe mi vonuan 3 muaj po dhe mi kishin mbajtur bonusin se perfiton se duhet t’a kishe terhequr cdo muaj po cfaj kam une qe ata ma kane shtyre 3 muaj transferimin e pensionit.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...