Çmenden oligarkët/ Dyfishojnë çmimet e ilaçeve! Anti-alergjiku vjet 5 Mijë Lekë, këtë vit gati 10 mijë Lekë

Të gjithë bizneset po përfitojnë nga periudha e rritjes së çmimeve dhe situata është kthyer në KÇK… Këtë radhë është biznesi i farmaceutikëve, një prej sektorëve më abuzues me çmimet e produkteve që tregtojnë të cilat i shesin ilaçet 2-3 fish më shtrenjtë.

 

Një situatë e tillë është denoncuar nga një qytetar. Ai deklaron se të njëjtin ilaç për alergjinë që vitin e shkuar e ka blerë 578 lekë, këtë vit e ka blerë 945 lekë.

 

Një rritje e frikshme tek një ilaç i thjeshtë kundër alergjisë… Mos vallë ilaçet kanë nisur të kenë në përbërjen e tyre naftë? Apo kjo është një skemë e re zhvatjeje nga oligarkët e Shëndetësisë kundrejt popullit…?!

 

Qytetari denoncon:

”Pershendetje JOQ. Po ju drejtohem juve se institucion tjeter nuk ka. Nje nga keto pakot e ilaceve e kam blere para nje viti pasi vuaj nga alergjite. Kete vit bleva te njejten pako por me dyfishin e cmimit.”

TE TJERA