Bordi i oligarkëve të naftës vazhdon zhvatjen/ Çmimi në bursë bie ndjeshëm, nafta ende 240 lekë/litri

“Sa herë që çmimi i naftës rritet në Shqipëri, bordi e justifikon me rritjen e çmimit në bursë. Një rritje e vogël të shënojë bursa,

 

bordi i Ramës mblidhet dhe ia ngop shqiptarëve sa të kenë mundësi dhe e mbajnë të pandryshuar çmimin për shumë kohë, edhe pse bursa lëviz drastikisht ndonjëherë.” Kjo është praktika, që bordi ndjek për të zhvatur shqiptarët, të cilën JOQ e ka publikuar edhe më herët.

 

Sot nafta shitet me 240 lekë/ litri dhe kjo po shihet si diçka normale nga bordi, që ka 5 ditë që nuk e ndryshon.

 

Mirëpo, së fundmi çmimi i naftës në bursë ka rënë krahasuar me disa ditë më parë, por bordi nuk po mblidhet për të njoftuar uljen e çmimit të naftës në përgjithësi.

 

Që nga shkurti, çmimi i naftës në bursë ka rënë sërish në gati 99 dollarë për fuçi.

 

Kjo është një nga rastet ku qytetarët duhet të protestojnë, por mesa duket mblidhen vetëm kur i kërkon partia.

TE TJERA