Albin Kurti në Hotel me 5 YJE në Greqi, dhoma më e lirë 400€/personi

Prej më shumë se një jave, kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjendet me pushime në Greqi, raportojnë mediat lokale. Ai po pushon në “Grand Resort Lagonissi, 30 km në Jug-Lindje të Athinës.

 

Ky resort super-luksoz me 5 yje është lider global si në çmim dhe standard dhe konsiderohet si “porta e parajsës”.

 

Në faqen e hotelit shkruhet:

 

“I zhytur në një gadishull privat prej 72 hektarësh në Rivierën Athinase me pamje mahnitëse të Gjirit Saronik, Grand Resort Lagonissi me 5 yje tejkalon të gjitha pritjet e një resorti veror luksoz”.

 

Sipas raportimeve, dhoma më e lirë për një person shkon 400€.

TE TJERA