“Unë nuk e ngacmova, ajo më provokoi” / Ish-drejtori i Portit të Shëngjinit shkëmben mesazhe me vartësen e tij

Pak dite me pare u publikuar nje investigim për emërimin e z.Agustin Gjini, me detyrën e drejtorit të Portit të Shëngjinit në Lezhë. Në investigim, Fiks Fare, iu referua një vendimi të fundit të vitit 2021, të Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, Robert Gajda.

 

Ky i fundit, në një intervistë për Fiksin tha se “janë faktuar se mes z.Agustin Gjini dhe vartëses së tij, E.Sh., ishin shkëmbyer disa mesazhe aspak normale, me përmbajtje se*suale”.

 

Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare, u paraqit z.Agustin Gjini, i cili ka qenë ish-drejtor i Portit të Shëngjinit dhe Shef Sigurie po i atij porti. Z.Gjini tha se është emëruar shef sigurie në Portin e Shëngjinit në vitin 2018. Në lidhje me arrestimin e muajit mars 2021, për falsifikim dokumentesh, tha se ka qenë nënkryetar i Komunës në Shëngjin, por vetëm ka përcjellë dokumente. Ai tha se prokuroria e dërgoi në gjykatë për falsifikim, por gjykata nuk pranoi këtë akuzë dhe e pushoi për tejkalim afatesh. Aktualisht, çështja është në apel.

 

Në lidhje me emërimin e tij si drejtor i Portit të Shëngjinit, ai tha se vetëm sa ka qenë i komanduar. Por, kur e pyesim se përse në QKB thuhej se emërimi ishte nga 2022-2025, thotë se është “lapsus, gabim i QKB-së”.

 

Ndërkohë, për akuzën e dytë, atë të ngacmimit se*sual në punë, z.Gjini tha se Komisioneri për Mbrojtjes nga Diskr*minimi ka dhënë një vendim të njëanshëm. Ai tha se nuk e ka ballafaquar me ankuesen. Ndërsa pranoi se mes tij dhe ankueses, vartëses së tij, ka pasur komunikime por nuk e ka ngacmuar se*sualisht. Ai tha ka qenë vartësja që e ka provokuar dhe e ka ngacmuar. Madje, edhe me natyrë se*suale.

 

 

Sipas tij, ka pasur edhe hetime nga Prokuroria e Lezhës për ngacmime se*suale, por që janë pushuar për shkak se s’ka pasur vepër penale. Ndërkohë, që vendimi i pushimit ka shkuar në gjykatë, por ende s’ka një vendimmarrje./TCH

 

TE TJERA