Meksikania rrëfen historinë e dashurisë me djalin shqiptar: Nuk e njihja më parë Shqipërinë…

Ajo është meksikane ndërsa ai shqiptar, historia e tyre e dashurisë nisi në Kubë për të vazhduar më pas në Shqipëri.

Juliethi Basa tregoi në emisionin “Rreze Dielli” se si dashuria për një djalë shqiptar bëri që të braktiste vendin e saj Meksikën dhe të zhvendosej në Shqipëri.

U njohëm në Kuba. Ishte ditëlindja ime. Unë supozohesha që do të udhëtoja me një shoqe por ajo nuk mundej kështu që duhet të shkoja vetëm. Unë isha shumë e mërzitur sepse kisha ditëlindjen, por pastaj i thash vetes mjaft, shkova në një klub të njohur dhe mora 3 mohito . Kështu po pija vetëm, dhe erdhi ky djali, i cili po më sillte cd, cd kubaneze.

Dhe unë po mendohesha kush është ky djalë? Ai erdhi tre herë, më solli tre cd dhe filloi të më fliste. Dhe ai më thoshte që jam shqiptar, unë i thash jo jo mendoj se the ‘Alemania’ Gjermani.

Ai vazhdonte të më thoshte Shqipëri, ndërsa unë këmbëngulja Alemania, Gjermani. Më pas në telefon u futa dhe pash Shqipërinë, nuk e dija që ekzistonte” rrëfen ajo për fillimin e historisë së tyre të dashurisë.

Më pas çifti do të shpërngulej në Shqipëri, ndërsa prej 4 vitesh Julieth jeton këtu tepër e lumtur për vendimin e saj.

‘Rreze dielli’ udhëton në Ferizaj, dr.Ylli Merja konsulta me qytetarët…nga prostata, migrena tek kolesteroli, anemia dhe diabeti, ja kurat që sugjeron

Unë dëshiroja që të eksploroja. Ishte më shumë vendimi im, plus ai ka punën këtu dhe do të ishte egoiste nga ana ime, pasi unë nuk kisha punë atje, vetëm shkollën. Do të isha treguar egoiste që ti thoja të linte punën. Ai vinte shumë shpesh në Meksiko, por më pas ne vendosëm dhe erdhëm këtu.

Dy vitet e para kanë qenë shumë shumë të vështira. Por pas dy vitesh gjithcka ndryshoi. Unë e dua shumë Shqipërinë dhe nuk dua të lëviz nga këtu.

Ajo tashmë po përpiqet edhe të promovojë turizmin në Shqipëri përmes videove që poston në vlogun e saj ku ndan me ndjekësit në mbarë botën bukuritë e Shqipërisë.
Ideja ime është që t’i tregoj njerëzve ku mund të shkojnë në Shqipëri por në të njëjtën kohë të udhëtojnë.

Dua t’i tregoj njerëzve pasionin tim për udhëtimet. Sepse unë tani e dua shqipërinë shumë. Por njerëzit nuk e njohin Shqipërinë, si nuk e njihja unë, dua ti tregoj njerëzve që eksizton sepse është e bukur” tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...