“Kryemadhi grifshë, ndërsa Linda Rama një…”/ Ermonela Felaj flet për gratë e skenës politike

Deputetja Ermonela Felaj ka folur së fundmi rreth rrugëtimit të saj në politikë, dhe marrëdhëniet që ka me kolegët apo dhe opozitarët.

 

Gjatë një interviste në “Abc News” Felaj komentoi disa nga zonjat në politikë, emra si Linda Rama, Grida Duma, Monika Kryemadhi, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla apo dhe Jozefina Topalli.

 

Me përgjigjet e saj u kuptua që me Elisa Spiropali ishin shumë mikesha , sikurse dhe me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Ndërkohë sa i përket zonjave të opozitës, për Jozefina Topallin shprehu se është e egër dhe Kryemadhin e cilësoi si grifshë.

 

Komentet:

Linda Rama

Është realisht një zonjë e thjeshtë, të paktën deputetët e brezit tim që kemi hyrë në vitin 2009 në politkë, jemi njohur me të. Realisht ajo e ka këtë vlerë. Nuk mund të them që kam një komunikim të shpeshtë.

 

Grida Duma

Na ka ndodhur që të jemi të ftuara disa herë nëpër studio dhe jemi vendosur përballë njëra-tjetrës. E çmoj dhe mendoj se është një vlerë që duhet t’i rrijë Kuvendit të Shqipërisë. Të paktën për atë çfarë ajo përçon me formimin e vet.

 

Jozefina Topalli

Kemi pasur disa përplasje në Kuvend, nuk e di… E kam parë si një grua agresive për sa kohë ka drejtuar Kuvendin. E kam parë si një njeri që e ka ndryshuar shumë sjelljen.

 

Elisa Spiropali

Me Elisën jemi shoqe, kemi ndarë shumëçka në grevën e urisë. Aty ka qenë piak që ka përcaktuar edhe lidhjen e mëtejshme. Elisa është mike e imja.

 

Monika Kryemadhi

Kryemadhi? Mund ta përkufizoj me të parën fjalë që më vjen? Është një zonjë grifshë në politikë. Sjellje e saj është sjellje prej grifshe. Mendoj që është një lloj tipari që një politikan duhet ta reflektojë minimalisht në mënyrën se si i mbron gjërat dhe se si e përcjell ai te të tjerët besimin që ka tek një politikë e caktuar.

 

Më herët para se të isha në politik, e kam parë si një person që ishte shumë e angazhuar me të rinjtë. Kam përshtypjen që është një profil që vazhdon ende ta ruaj, nuk e ka humbur asnjëherë dhe kam përshtypjen që di të mirë vendoset me të rinjtë. Nuk do ta votoja një zonjë grifshë por do të votoja një zonjë zonjë.

 

Lindita Nikolla

Me Linditën kemi nëj njoheje dhe më të hershme sepse zysha ka qenë kolege me vjehrrën tim, E kam cmcuar gjithmonë për seriozitetin e saj për faktin që kërkon ta ushtrojë detyrën e saj pa qenë e interesuar tek shfaqja si protagoniste.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...