I vodhën në kasafortë mbi 500 mijë euro, i moshuari ngre akuza të forta: Pse dyshoj te vajza dhe dhëndri

Pas grabitjes së 500 mijë eurove në Fushë-Milot në vitin 2019, kryefamiljari Taf Shabani ka ngritur akuza të forta ndaj familjarëve të tij, kryesisht ndaj vajzën dhe bashkëshortit të sa.

Për emisionin “Uniko”, Shabani pohon se ka shumë dyshime se pas vjedhjes qëndron familja e vajzës së tij.

Ai u shpreh se vajza dhe bashkëshorti i saj ishin në dijeni të kasafortës.

“Kasaforta ishte në kat të dytë të shtëpisë. Në dijeni të kasafortës ishte vajza ime, Violeta. E ka ditur dhe Vaidi, dhëndri. Kasaforta kishte 15 vite aty”, tha kryefamiljari. Ndërkohë, avokati i familjes, pohon se familja ka dyshime se autor i vjedhjes mund të jetë kunati i vajzës së tyre (vëllai i burrit).

“Ata nuk kanë lënë asgjë. I kanë marrë krejt paret. Edhe letrat e shtëpive dhe të tokës. Më pas letrat i pruri vajza dhe burri i saj 3-4 ditë pas ngjarjes”, tha kryefamiljari.

Më tej ai shtoi se dyshimet për ta nisën pasi ajo solli dokumentet e shtëpisë dhe të tokës.

“Për vajzën dyshova se pruri tapitë e tokës dhe të shtëpive. I la mbi kasafortë. Dhe më pas ikën. I shkova te shtëpia atij vëllait të parë, dhe i thash; ta kam dhënë me zakone. Ta kam dhënë me dasmë. I thash; ‘Ma ka bërë vëllai jot’. Ai më tha; ‘ndaç priti, ndaç vriti. Bëj ça të duash me tha. I shkova dhëndrit te shtëpia dhe më tha; nuk di gjë. Vajza më thoshte; ku i ke provat?!”, tha ai.

Më tej kryefamiljari tregoi se kjo shumë monetare ishte mbledhur ndër vite pasi ai së bashku me tre djemtë kishin punuar në Itali.

“Kam qenë bashkë me djemtë në Itali. Kam pasur mbi 18 punëtorë në atë kohë. Merrnim shumë pare. Janë kursime familjare. Kam 3 djem. Të tre i kanë sjell këtu. Unë me dy djemtë e mëdhenj në 2005-2006 punonim shumë në Itali. Në bankë s’i çonim se si bankat në atë kohë. Donim të bënim një dyqan ose një ndërtim, ndaj i kishim ruajtur ato lekë”, tha ai.

Ndërkohë avokati shton se disa persona kanë qarkulluar atë ditë disa herë pranë banesës.

“Disa persona kanë qarkulluar atë ditë disa herë, targat e tyre duhet të jenë kapur diku në kamera, por nuk janë përfshirë në hetime”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...