Familja shqiptare me 3 femije ishte nisur per pushime drejt Shqiperise por aksidentohet ne Itali

Itali- Përfshihet në aksident famiölja shqiptare në Itali.

Ngjarja ndodhi në Lacedonia, pranë Pulias.

Sipas mediave italiane, makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare me 5 antarë është përplasur në autostradën A16 Napoli – Canosa, në Km. 115,200 në orën 14:00.

Burrë e grua shqiptarë së bashku me tre fëmijët ishin nisur nga Roma, në drejtim të Barit dhe më pas drejt Shqipërisë. Gruaja ka marrë plagë adhe ka mbetur për disa minuta e bllokuar në makinë, deri sa kanë mbërritur forcat e shpëtimit.

Të pestë anëtarët e familjes janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Foggia-s.

TE TJERA