“E paske bërë edhe ti …?”/ Rina Balaj i kthehet keq ndjekësit: Edhe nëse… (VIDEO)

Rina Balaj është tashmë një emër i njohur për publikun shqiptar. Reperja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan pothuajse çdo gjë me fansat që e mbështesin.

 

Por ashtu si për çdo personazh tjetër publik, reperja merr edhe komente negative apo kritika, të cilave nuk ngurron t’iu përgjigjet.

 

Një ndjekës në rrjetin social TikTok e ka pyetur Rinën nëse ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj, konkretisht në hundë, dhe reperja i është përgjigjur përmes një videoje.

 

“Jo se kam bërë por edhe nëse e bëj çfarë?”- shprehet Rina gjatë videos, ku duket e nervozuar nga pyetja e ndjekësit.

 

Rina Balaj ka treguar përmes postimeve të saj se nuk ka komplekse sa i përket pamjes së saj. Në internet u bë virale një video e këngëtares gjatë një transformimi tek grimieria e saj. Në video shfaqet i gjithë procesi i bërjes së make up-it te Rina, ku në një fragment duket autorja e hitit “Rosita” pa pikë grimi.

 

Përpos një trupi të tonifikuar, nga pamjet duket se Balaj gëzon edhe një fytyrë të pastër dhe të përkujdesur.

 

Kujtojmë që përpos aspektit profesional, Rina Balaj vihet në qendër të vëmendjes edhe për format e saj trupore. Këngëtarja gëzon një fizik të palestruar, ku nuk heziton të vë në pah format e rrumbullakosura. Edhe fotot e saj të fundit në Instagram këtë vërtetojnë. Ajo është shfaqur shumë provokuese në bikinit e saj “modest” të zinj.

 

 

TE TJERA