E bija e “flliq” keq Niko Peleshin: Ai na dogji….

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duket se nuk i ka mirë punët me kuzhinën.

 

Vajza e tij, Aleksia, e cila është mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ka ndarë së fundmi një video ku tregon pasionin e të atit për gatimin. “Babi ka zbuluar një hobi të ri: gatimin. Sot iu dogjën içik patatet po s’ka gjë”, shkruan ajo.

 

Kujtojmë që Aleksia konfirmoi disa muaj më parë se i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

 

Ajo theksoi se ishte nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.

 

 

TE TJERA