Drejtori i shkollës vjedh dokumentat natën, shkeljet e tjera

“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas denoncimit nga Komuna e Shuto Orizares për drejtorin e shkollës 9-vjeçare “26 Korriku”, Driton Ganiu.

 

Sipas kësaj Komune, Ganiu është emëruar në shkelje pasi është vëllai i kryetarit të Komunës Çair, anëtar i partisë së Ali Ahmetit, që ka pushtetin aktualisht. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e ka emëruar këtë drejtor në shkelje në një kohë që kompetencat për emërimin i ka komuna.

 

Këtë e pranon Kryetari i komunës Shuto Orizare. Në mandatin e parë, Driton Ganiun e emëroi komuna, por në të dytin e shkarkuan për mungesë të licensës së drejtorit dhe gjuhës angleze.

 

Kurto Dudush, Kryetar i Komunës Shuto Orizare: Në RMV emërimet dhe shkarkimet për drejtorët e shkollave fillore bëhen nga ana e kryetarit. Në këtë situatë, unë jam në mandatin e dytë si kryetari i komunës së Shuto Orizares. Në mandatin tim të parë, emëruam drejtor të shkollës Driton Ganiun, mirëpo me marrjen e madatit të dytë ispektuam dhe gjetëm disa mangësi apo dhe lëshimet të cilat i kemi bërë pa vetëdije.

 

Vërtetuam që drejtorit të shkollës i ka skaduar dhe licenca për ushtrimin e detyrës së drejtorit. Menjëherë pas shqyrtimit, ngritëm iniciativën për shkarkimin e tij dhe emërimin e një drejtori të ri në këtë shkollë. Direkt pas një muaji, pasi ne kishim emëruar drejtorin e ri në këtë shkollë, u përfshi Ministria e Arsimit në këtë ngjarje dhe për arsye ende të paqarta dhe të pasinqerta që ende nuk i kuptoj se në çfarë faze dhe mbi çfarë ligji u ndërlikua e gjithë situata.

 

Jemi para faktit të emërtimit të një drejtori të ri të kësaj shkolle nga Ministria e Arsimit, personalisht nga vetë Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Për këtë fakt, ne i jemi drejturuar Inspektoriatit të Arsimit dhe Gjykatës Administrative dhe së shpejti shpresojmë për një përgjigje pozitive sepse sipas meje, e gjithë kjo situatë është e paligjshme nga ana e Ministrisë së Arsimit, personalisht nga vetë Ministri i Arsimit Shaqiri.

 

”Stop” ka siguruar një video, ku ish-drejtori Ganiu ka hyrë në shkollë në orën 9 të darkës me disa persona të tjerë dhe ka marrë nga shkolla materiale dhe dokumenta.

 

Problematika e parë me këtë drejtor të kësaj shkolle është emërimi. Në mënyrë absurde, emërimi i drejtorit nuk është bërë nga kjo komunë ashtu siç është dhe ligji në Maqedoninë e Veriut, por është bërë drejtpërdrejtë me firmën e Ministrit të Arsimit. Sipas pretendimeve, një procedurë në shkelje.

 

Denoncuesi: Ky drejtor quhet Driton Ganiu. Më pyetët se pse posacërisht ky duhet të jetë drejtues i kësaj shkolle, ne mendojmë se është vëllai i Visar Ganiut, kryetarit të komunës së Qairit. Njëkohësisht, të partisë së BDI-së, të cilët janë në pushtet qëndror. Pra, ministri me presion të vazhdueshëm u mundua dhe emërtojë posacërisht këtë drejtor në komunën e Shuto Orizares sepse në komunën që ai nuk mundet që vallai i tij, Driton Ganiu ta emërojë në shkollat fillore të Qairit sepse ajo quhet familjarizëm.

 

Gazetari: Je emëruar direkt nga Ministri i Arsimit, kjo është shkresa?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, kjo është ajo, vendimi.

 

Gazetari: Vendimi! Direkt nga Ministria e Arsimit je emëruar?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po!

 

Gazetari: Jo nga komuna?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Jo!

 

Në këtë shkollë ka edhe abuzime të tjera. SipasKomunës, rreth 400 mijë euro figurojnë në dokumenta për ndërtimin e një objekti, por kjo vetëm në letër. Vetë drejtori, Driton Ganiu, nuk ia kishte idenë se çfarë ishin këto dokumenta por pranoi se firma ishte e tij. Skandali vazhdon pasi komuna ka dokumenta që provojnë se shkolla ka paguar kreditë personale të mësuesve me fondet e shkollës, ndërsa mësuesit pastaj ia japin paratë kesh drejtorit.

 

Gazetari: Ndërtim objekti thotë dhe është diku tek 400 mijë euro dhe nuk është bërë objekt, thonë.

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: 400 mijë euro? Nuk e kuptoj vëlla, as nuk e di, ç’ka ka e ç’ka s’ka. Është një objekt ndërtimi, godina 25, bruto 37, nuk kanë asnjë lidhje.

 

Gazetari: Po këtu te koka çfarë shkruan, se nuk kuptoj maqedonisht?

 

Dr.i shkollës, Driton Ganiu: Kjo është adresa.

 

Gazetari: Adresa e shkollës është?

 

Dr. i shkollës,Driton Ganiu: Po! Këto janë gjëra, që unë as nuk i di, ç’ka është, nuk ka lidhje me shkollën asnjë sen.

 

Gazetari: Kush ka firmosur?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Ky është nënshkrimi jem, po!

 

Gazetari: Na është thënë, që është paguar nga fondi i shkollës, kreditë personale të mësuesve.

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Kreditë personale të mësuesve?!

 

Gazetari: Të disa mësuesve. Është pak absurd se.., se s’ka lidhje, janë bërë ca pagesa, që thotë përmbarues, mësuese.

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Kjo është, se jam tu e pa këtu, kjo është e përmbaruesit, që i marrin paret. Ku me i pagujt këto?

 

Gazetari: Po janë kredi, që i kanë marrë personale mësuesit, apo është një kredi, që ka marrë shkolla edhe..?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Jo, nuk funksionon shkolla ashtu.

 

Gazetari: Epo si është paguar kredia, p.sh e një mësuesi, që është kredia personale e tij..?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: E marr vesh. A kupton? Merr një shumë të caktuar, 5 mijë euro..

 

Gazetari: Do blej shtëpi, do blej një makinë..!

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, ti nëse nuk e paguan…

 

Gazetari: Shkolla ka dalë si garant, si garanci?

 

Dr.i shkollës, Driton Ganiu: Jo, shkolla nuk del garant.

 

Gazetari: Po si e ka paguar shkolla?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: E paguan, nëse ai e bën kontratën, një pjesë e rrogës i shkon direkt kredisë.

 

Gazetari: Ka bërë marrëveshje, që p.sh merr 500 euro rrogë p.sh ai, 100 euro i kalon kredisë?

 

Dr. i shkollës,Driton Ganiu: Përshembull ky përmbarues ka 5 apo 6.

 

Gazetari: Kështu funksionon?

 

Dr. i shkollës, Driton Ganiu: Po, kështu!

 

Gazetari: Është fikse?

 

Financierja e shkollës, Shkup: Është fikse.

 

Gazetari: Po kjo e kredive lejohet këtu, që shkolla t’ia paguajë një pjesë të kredive mësuesve?

 

Financierja e shkollës, Shkup: Po me ligj, e merr përmbaruesi.

 

Gazetari: Një pjesë të rrogës..

 

Financierja e shkollës, Shkup: Një pjesë e rrogës e merr me qëllim, që banka sigurohet, se kredimarrësi do t’ia kthejë lekët.

 

Gazetari: Si tip garancie?

 

Financierja e shkollës, Shkup: Po, tip garancie.

 

Dr.i shkollës,Driton Ganiu: Ai nëse e le punën nesër, ose del prej këtu, ne nuk jemi asnjë obligim me të. Ne jemi, derisa është marrëdhënia e punës./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...