Blendi Fevziu bën rrëfimin e ndjerë: Isha 11 vjeç kur babai më tha duhet të kujdesesh për motrën dhe nënën

Prej dekadash nuk i ndahet ekranit, por të rralla janë intervistat ku Blendi Fevizu flet për jetën e tij dhe përvojat persoanle.

 

Por Fevziu ka treguar një nga momentet më të vështira të jetës së tij, që i ka ndodhur kur ka qenë 11 vjeç. Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se ka qenë 11 vjeç kur i ati kishte bërë bisedën e parë serioze me të.

 

Ai tregon se i ati i kishte rrëfyer se mund të arre stohej në atë kohë dhe se duhet të kishte parasysh që të kujdesej për të ëmën dhe për të motrën.

 

“Mbaj mend një moment. Duhet të kem qenë 11 vjeç. Im atë më tha do të dalim pak bashkë. Kur të thotë babai hajde dalim, prindërit atëherë ishin shumë të rëndë. Po ecnim në një rrugë të errët dhe kisha idenë do të përfundonim te akulloret.

 

Ai më tha, do të them një gjë, me ton serioz. Më tha, ka mundësi të më arre stojnë, mund të kem probleme, kanë arr estuar një mikun tim. Ti duhet të kujdesesh për mamin dhe për motrën. Motra ishte katër vjeç. Unë në atë moment, befas, e mora me dramacitet të madh, me idenë mua do të më ngelet shtëpia.

 

Mendova, duhet të mendoj për shtëpinë, si do të zgjidhja unë problemin. Mu duk si përgjegjësi. Kur e mendoj sot, t’i them unë vajzës ti do të kesh shtëpinë… Sot një njeri nuk e kupton dot. Në atë moment, e harrova akulloren, u ktheva në shtëpi dhe doja të takoja një shok t’ja thosha atij, se si duhet zgjidhur kjo.

 

 

TE TJERA