Arrestohet Sllobodan Millosheviç, ja për çfarë arsyeje

Policia malazeze ka arrestuar për drogë një të ri që mban emrin dhe mbiemrin e vrasësit famëkeq të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

33-vjeçari është arrestuar në Podgoricë pasi policia i gjeti heroinë dhe substanca të tjera të ndaluara.

Millosheviçi është marrë në pyetje sot në Prokurorinë e Lartë të Shtetit.

Drejtoria e Policisë (UP) ka njoftuar zyrtarisht se “S.M.(33) nga Podgorica është arrestuar për shkak se policia ka gjetur heroinë dhe pilula të ndaluara”.

Në njoftim shtohet se ai dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

“Policia, me urdhër të gjyqtarit përgjegjës për hetimin, ka kontrolluar banesën dhe dhomat e tjera të përdorura nga S.M. Nga kontrolli u gjetën më shumë se 16 gramë heroinë, 91 dhe një peshore për matje të saktë. “, thuhet në komunikatën e UP-së.

Thuhet se për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, i cili ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

TE TJERA