Vjen nga Kosova per here te pare ne Dhermi, por kur sheh faturen nuk i beson syve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur se fundmi në Dhërmi, vendi, i cili njihet për çmimet e kripura, këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet.

 

Një pushuesi nga Kosova i ka ndodhur një histori habitëse pasi përveç ushqimit në kupon i kanë faturuar edhe karriget në të cilat ishte ulur.

 

Ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 Lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 Lekë.

 

Në faturë, tavolina cilësohej si “Cover” dhe pasi pushuesi kishte pyetur kamarierin se çfarë do të thotë ky produkt i faturueshëm, ai i kishte thënë se janë ulëset për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë.

 

Arsyetimi i kamarierit shqiptar kishte qenë se edhe në Itali është një gjë e njëjtë. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit nga Kosova ankohen për çmime të larta në vendet bregdetare të Shqipërisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...