“Të fuqishmit me probleme, të tjerët martohen”, shenjat parapërgatiten për muajin e Luanit

Nxehtë dhe vështirësi, paralajmëron Meri Shehu në parashikimin javor të yjeve në “Rudina” në Tv Klan. Vendime të rëndësishme, sidomos lidhur me martesat sepse Korriku do të jetë muaji i tyre. Të kenë kujdes personat që kanë pushtet, yjet nuk do ta bëjnë të lehtë këtë javë për ta.

 

Meri Shehu: Kemi lënë martesat në muajin Korrik dhe siç e kemi paralajmëruar në parashikimin e gjithë muajit, tashmë kjo javë do jetë shumë e nxehtë edhe për vendimmarrje martesash. Por ka edhe një ngjarje shumë të rëndësishme sepse Dielli do bëjë një kundërshtim me Saturnin që do të thotë që për persona me pushtet të fortë politik ose që kanë dominanca të mëdha në jetën sociale të një vendi, do jetë një javë shumë e vështirë, kështu që këta njerëz duhet të kenë kujdes për mënyrën si funksionojnë, por edhe për anën shëndetësore të tyre. Presupozohet që njerëzit e fuqishëm do kenë probleme, të tjerët do martohen.

 

Dashi – 1 yll

 

Dielli bën një lidhje shumë të vështirë me Saturnin dhe Dashët do ta ndiejnë këtë. Saturni është në një pozicion të tillë që i vështirëson pak karrierën, emocionet dhe çështjet familjare të Dashëve. Kështu që Dashët do ndihen në një udhëkryq. Ka edhe një lajm të mirë, që shumë Dashë që duan të marrin një vendim dhe të ikin nga vrapi i tyre i çmendur, mund të marrin një vendim fejese, martese ose të stabilizohen në një marrëdhënie konkrete.

Demi – 2 yje

 

Kjo javë do jetë pak më interesante se të tjerat, megjithëse dy yje për Demët sepse Mërkuri është në Gaforre, por shumë shpejt do kalojë në Luan. Fakti që në fillim e mes të javës është në Gaforre do të thotë që për Demët do kemi lëvizje, komunikime, udhëtime, takim me të afërmit, mesazhe të ngrohta, afrimitete, ndoshta një qetësim e relaksim. Kur të kalojë në Luan, do ketë çështje të tjera familjare.

Binjakët – 2 yje

 

Do merren shumë me çështjet ekonomike dhe nuk do kenë kohë të merren me gjërat e veta personale. Hyjnë në një revansh të madh ekonomik dhe sa i përket një shpenzimi që do iu duhet të bëjnë, kjo javë do jetë me risk shumë të madh sepse vërtet do nxjerrin shumë para, por do iu dalë përpara diçka shumë joshëse që do i vërë në dilemë e do i stresojë.

Gaforrja – 3 yje

 

Dielli e Mërkuri në shenjën e tyre janë në një vend të mirë, i vendosin në qendër të vëmendjes. Jeta e tyre ka ndryshime të mëdha gjatë kësaj jave. Shumë shpejt planetët do kalojnë në Luan dhe Gaforret do merren me çështjet ekonomike, por kjo është java stacion për vendosjen e gjërave të rëndësishme në jetën e tyre personale. Kujdes Gaforret që kanë ose kërkojnë një jetë me pushtet sepse do jetë një javë e vështirë për ecurinë e punëve të tyre.

Luani – 4 yje

 

Nga prapaskenat që kanë pasur, veprimet mistike, punët e vështira, ngadalë po përgatiten të dalin në dritë. Nga mesi i javës do presin Mërkurin e Diellin në shenjën e tyre dhe jeta do iu hapet papritur si një dritare e re në horizont nën një diell shkëlqyes. Kështu që iu duhet të presin 2-3 ditët e para të javës për të parë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për jetën dhe ajo për ta.

Virgjëresha – 3 yje

 

Janë shumë mirë, shumë në formë, do kenë mbështetje e përkrahje, jeta e tyre ka ndryshuar, puna po ecën shumë mirë. Por kjo javë i bën pak të çuditshëm dhe të pasigurt në fushën ekonomike e sentimentale, ose janë përballë një vendimmarrjeje të rëndësishme. Kjo pasiguri nëse do ecin ose jo i pengon për vlerësimin me 5 yje.

Peshorja – 3 yje

 

Do merren shumë me pronësinë, me njerëzit e familjes, firmoset një kontratë e madhe familjare, vendosin standardet e tyre pastaj shumë shpejt kalojnë në një plan më personal, komunikativ, udhëtues. Pjesa e parë do jetë kryesisht kontrata familjare ose kufi marrëdhëniesh ku do ndihen më mirë e më të sigurt.

Akrepi – 4 yje

 

Janë me fat sepse Dielli e Mërkuri në Gaforre treogjnë që jeta po eën shumë mirë, ekonomia po vihet në rregull por pas 3-ditëshit të parë hyjnë në Luan dhe iu jep famë, pushtet, karrierë. I nxjerr më në mes të gjërave dhe i reklamon më shumë. Mund të marrin vendime të rëndësishme në jetën erotike, do shkëlqejnë shumë e do marrin propozime fantastike.

Shigjetari – 3 yje

 

Do merren shumë me ekonominë, të paktën janë në një periudhë që kanë vënë rregull. Përcaktojnë fitimet e tyre më në rregull, humbjen dhe po përgatiten të bëjnë një sulm jashtë kufijve të vendit. Të zotërojnë një treg më shumë, të takojnë dikë që iu ofron më shumë hapësira, pse jo edhe të udhëtojnë. Është një javë që i kanë këto dilema dhe derisa t’i bëjnë realitet, janë duke u menduar.

Bricjapi – 2 yje

 

Janë në një moment të vështirë kësaj jave. Dielli në Gaforre kundërshtohet me Saturnin në Ujor, është i fuqishëm dhe do u dalë një pengesë. Kjo do vijë nga një njeri i madh në jetën e tyre, prind që i kanë respekt e i kanë mbështetur. Do shikojnë vështirësinë e dikujt të afërt në familjen e tyre dhe nuk do mund të përparojnë në jetën e tyre. Pas mesit të javës do merren kryesisht me punë dhe me shëndetin.

Ujori – 2 yje

 

Korriku ka qenë relativisht i lodhshëm për ta, janë marrë me shumë punë ose me rutinë që nuk janë mësuar dhe janë ndier të lodhur me shëndetin. Kjo javë i vë para përgjegjësisë për t’u marrë me gjëra më të rëndëishme, për të hyrë në një rrugë tjetër më të modernizuar e largpamëse, për të cilën do duhet një kohë e vogëlë që ta marrin vesh.

Peshqit – 3 yje

 

Muaji Korrik është nga më erotikët për ta, ndonëse janë gjithmonë gati, por në momentin e fundit rrëshqasin. Do thonë po deri në tre ditët e para të një marrëdhënieje të bukur erotike, romantike, por pastaj do fillojnë të bëjnë përllogaritjet ekonomike e shpirtërore të mëdha. Duke bërë këtë, do humbin pjesën e energjisë që mund ta shijonin pa i bërë këto llogari kaq të mëdha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...