Skandali me naftën në vend, dyfishohet numri i makinave, por bie konsumi i karburantit

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka bërë një investigim për tregun e importit të karburanteve në vendin tonë. Sula bën të ditur se ka kërkuar të dhëna që prej vitit 2011 dhe deri në 2021 për ecurinë e këtij tregu.

 

 

Nga investigimi ka rezultuar se pavarësisht se në vitin 2021 ka një dyfishim të numrit të automjeteve që ishin dhjetë vite më parë, importohet më pak naftë. Demokrati ka hedhur dyshimet se kemi të bëjmë me një mega-skandal.

 

“Kur në 2021 që kemi thuajse dyfishin e numrit të automjeteve që kishim në vitin 2011, si ka mundësi që importojmë më pak naftë sesa në vitin 2011. Nga e gjejmë ne naftën për të vendosur në lëvizje automjetet. A mos ka hyrë kjo naftë kontrabandë.

 

Apo mos ndoshta nga puset e naftës në Shqipëri është nxjerrë e njëjta sasi por një pjesë e saj futet në tregun vendas dhe qytetarët blejnë naftë “Ballshi” për naftë importi?

 

A mos kemi të bëjmë sërish me një super skandal me shmangie nga detyrimet?”, thekson ai ndër të tjera.

 

 

Postimi i plotë:

Hije skandali me naftën në Shqipëri!

Shqipëria prej kohësh renditet si një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në Evropë sepse Ballkanin e kemi lënë pas me kohë. Në mënyrë të vazhdueshme e kam ngritur këtë shqetësim në çdo dritare të mundshme.

 

Së fundmi vendosa të bëj një investigim të thjeshtë më sektorin e karburanteve: si Deputet i Shqipërisë i kërkova informacion Drejtorisë së Transportit Rrugor të më vendoste në dispozicion numrin e automjeteve të regjistruara në Shqipëri nga viti 2011 e deri në vitin 2021. Ndërkohë duke qenë se ne naftën që nxjerr AlbPetrol e eksporton të gjithën jashtë për ta përpunuar, kërkova nga Drejtoria e Doganave të më vendoste në dispozicion sasinë e karburantit të importuar gjithashtu që nga viti 2011.

 

Gjithashtu kërkova nga AKBN që të më vendosnin në dispozicion sasinë e naftës së nxierrë nga Albpetrol.

Përgjigjet që më kanë ardhur krirjojne një hije të fortë dyshimi për një megaskandal.

 

Në vitin 2011: 410.629 Automjete të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasia e karburantit të importuar ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 750 mijë ton karburant të importuar.

Në vitin 2012: 394.447 automjete të regjistruara. Ndërkohë sasia e naftës së importuar 539 milionëe 85 mijë e 234 litra ose e thënë ndryshe mbi 539 mijë ton karburant të importuar.

 

Nuk po i marrë me radhë të gjithë vitet sepse janë në këtë dokument sepse i gjeni në tabelat përkatëse më poshtë, por po shkoj tek viti 2021.

Rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.
Sakaq nga AKBN po paraqes sasinë e naftës bruto të nxjerrë nga burimet shqiptare.

 

Në vitin 2011 Albpetrol nxirrte 835.610 ton naftë të paperpunuar.

Ndërkohë në 2021 rezulton se nga burimet Shqiptare është nxjerrë 625.051 ton karburant.

Nëse analizojmë të dhënat e mësipërme mes vitit 2011 dhe vitit 2021 rezultin se numri i automjeteve të regjistruara në Shqipëri në vitin 2021 gati është dyfishuar, ndërsa sasia e naftës së importuar është më e ulët sesa në vitin 2011. Të dashur qytetar, në analizë nuk kam marrë numrin e zitorëve, apo traktorëve me zinxhir që përdoren nga kompanitë e ndërtimit e që harxhojnë 10 fish të naftës.

 

Kur në 2021 që kemi thuajse dyfishin e numrit të automjeteve që kishim në vitin 2011, si ka mundësi që importojmë më pak naftë sesa në vitin 2011. Nga e gjejmë ne naftën për të vendosur në lëvizje automjetet. A mos ka hyrë kjo naftë kontrabandë.

 

Apo mos ndoshta nga puset e naftës në Shqipëri është nxjerrë e njëjta sasi por një pjesë e saj futet në tregun vendas dhe qytetarët blejnë naftë “Ballshi” për naftë importi?

 

A mos kemi të bëjmë sërish me një supër skandal me shmangje nga detyrimet?

Unë uroj që prokuroria të ngrihet në lartësinë e detyrës e të marrë në konsiderat e të hetojë këtë rast. Ndërkohë unë personalisht nuk do ta lë më kaq por do ti shkoj deri në fund kësaj çështje. Gjasat janë që të kemi miliona litra naftë të padeklaruara e detyrimisht ka një grop të madhe të zezë në buxhetin e shtetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...