Shuhen aludimet/ Del fotoja e Luanës me të dashurin nga pushimet në Spanjë

Pas disa projekteve muzikore, këngëtarja dhe moderatorja, Luana Vjollca, ka shkuar me pushime.

Si destinacion ajo ka zgjedhur Spanjën, nga ku ka publikuar jo pak foto e video në rrjetet sociale, duke vënë në pah format bombastike.

Por përtej fotove sensuale që e nxjerrin gjithmonë në titujt e parë të mediave rozë, një çështje që ka tërhequr vëmendjen është lidhja e dashurisë me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Një status i këngëtares ku fliste për dashurinë e humbur ka bërë që njerëzit të aludojnë se ajo është ndarë nga Krenari.

Mirëpo, një foto ka shuar çdo aludim. Në rrjet po qarkullon një foto e Luanës me Krenarin nga pushimet në Spanjë. Bëhet fjalë për një selfie të dyshes para një pasqyre në një restorant, në Marbella.

Me sa duket, këngëtarja dhe biznesmeni nuk janë ndarë, përkundrazi, ata po shijojnë pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit.

TE TJERA