Rama: Ja cfare ndodh nëse rrisim pensionet 300 euro dhe pagën minimale 500 euro

Kryeministri Edi Rama e nisi prezantimin e planit të tij për mbrojtjen e konsumatorit shqiptar nga gjendja e emergjencës energjetike që shpalli një ditë më parë, duke thënë se qeveria socialiste i ka dalë gjithmonë në ndihmë njerëzve gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj.

 

“Çmimi i energjisë që na vjen në faturë nuk është çmimi real, por i kontrolluar nga shteti për të mbrojtur konsumatorin shqiptar. Me reformën tonë çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët në 9,5 lekë prej vitit 2015, një çmim nën koston e prodhimit. Nga ana tjetër fasha u hoq sepse ishte kënetë korrupsioni dhe abuzimesh, ku fabrika dhe vila me 7 familje paguanin sikur të ishin me ndihmë sociale”, tha Rama.

 

Kryeministri tha se kërkesat për rritje të pensioneve në 300 euro dhe pagës minimale në 500 euro, është e parealizueshme dhe do të çonte vendin në faliment.

 

“Nëse rrisim pensionin minimal në 300 mijë lek, në fund të vitit të ardhshëm nuk do të bënim më investime, ndërsa brenda dy vitesh do të përjetonim falimentim të shtetit dhe atëherë do të shikonim çfarë do të thotë të vdesësh për bukë, për herë të parë që nga koha e Skënderbeut. Ndërsa nëse rrisim pagën minimale në 500 mijë lekë na duhet më pak se një vit që të hymë në krizën e urisë për herë të parë në 500 vite.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...