Paralajmërojnë ekspertët! Vala më e madhe e të nxehtit po vjen, ja kur nis dhe sa pritet të zgjasë

Sapo e kaluam valën e parë te nxehtit, por një tjetër akoma më e nxehtë po afron.

 

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjtje, 14 korrik dhe të paktën për dhjetë ditët në vijim, vendi ynë do të goditet nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit, duke shënuar ditët më të nxehta të verës 2022.

 

Gjatë fundjavës dhe deri të mërkurën më 13 korrik do të kemi kushte të qëndrueshme moti: me diell dhe temperatura në përputhje me mesataret e stinës ose maksimumi pak më të larta.

 

“Pra, nxehtë, po, por pa teprime dhe pa mundimin e vapës siç ka ndodhur javët e fundit,”- kështu deklaroi Mattia Gussoni, meteorologu i njohur.

 

Më pas, duke nisur nga data 14 korrik, temperaturat do të shënojnë mbi 38-39°C, që do të vazhdojnë po njësoj që nga e premtja, deri të paktën më 22 korrik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...