“Ndoqa rrugën e babait”, gruaja e parë pilote në Shqipëri rrëfen sfidat: E dija ç’më priste…

Armela Murati është femra e parë pilote në vendin tonë.

 

Vajza me origjinë nga Burreli e rritur në një familje ushtarakësh vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion. Në një rrëfim për “Fitstation” me moderatoren Çenkuela Hasa, Armela zbuloi sesi nisi rrugëtimi i saj në Bazën Ajrore të Farkës.

 

Moderatorja: Kemi dëgjuar që vajzat zgjedhin profesione si mësuese, mjeke, arkitekte, ti pse bëre këtë zgjedhje? Si ndodhi shkëndija e parë?

 

Armela Murati: Unë e nisa jetën time për t’u bërë mësuese, duke qenë se kam mbaruar studimet për gjuhën angleze. Me hapjen e kursit për përgatitjen e oficerit të ri, ishte dëshirë që e kisha që e vogël dhe mendova pse të mos jem pjesë. Më pas e lashë profesionin e mësuesisë dhe ja ku jam sot nën uniformë.

 

Murati në këtë rrëfim për News24 zbuloi edhe se si e priti familja vendimin e saj.

 

“Babi ishte i pari që më mbështeti dhe nuk e diskutoi më. Duke qenë se jemi një familja ushtarake unë e dija çfarë më priste. Mami është mësuese, por unë ndoqa rrugën e babit”, është shprehur ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...