Nard Ndoka: Ne jemi të gjithë për t’u shpallur non grata. Nëse Rama s’na hap rrugë, do ia bëjmë si në Sri Lanka

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, thotë se përmes protestës së 7 korrikut Sali Berisha krijoi frymë, dhe tregoi se është i vetmi politikan që di të rikthehet.

 

Ai shprehet se vërtet Berisha është shpallur non grata, por me atë standart janë për t’u shpallur non grata gjithë politikanët shqiptarë.

 

Ndoka thotë më tej, se i vjen turp që ka qenë me Lulzim Bashën.

 

“Protesta ishte një test. Unë isha jo shumë optimist kur u thirr, për kohën e shkurtër, kohën e papërshtatshme, muaj korriku, PD akoma e paorganizuar. Nuk besoja se do kishte një pjesëmarrje të tillë. Kjo tregon që zemërimi i qytetarëve është përtej PD-së. Është rritur besimi te opozita, te kauzat. Ne kemi bërë protesta të mëdha dhe të jashtëzakonshme edhe më përpara, por koha tregoi që këto protesta u sabotuan apo u shitën.

 

Jemi në një situatë ku 7 korriku i dha forcë PD-së. Opozita i ka të gjitha shanset që të marrë përgjegjësi mbi veten, të ndërtojë një alternativë. Besoj se kjo do jetë axhenda e opozitës në përgjithësi. Sali Berisha është makineri politike, kush e kupton hipën në tren, kush nuk e kupton mbetet jashtë. Ose me lokomotivën ose në shina. Pesha politike e deputetit është zgjedhësi. Nëse nuk e kupton interesin e qytetarëve, ai është kufomë politike. Ai mund ta përdorë mandatin edhe duke i shërbyer Ramës, janë mekanizma që kanë ndodhur rëndom në politikën shqiptare. Edhe ata deputetë që ishin në shesh një pjesë e kuptojnë.

 

Berisha s’është politikan që bën oferta personale, por e hap partinë. Të gjithë kanë pasur dilema, edhe mbi z.Berisha rëndon një non grata. Por çdo njeri duhet ta kuptojë këtë realitet. Unë e di që nëse non grata sot s’është Rama, Nano, Ahmetaj, Beqaj, kjo është tendencë ndaj PD-së. Nëse do ishte gjithë klasa politike, përfshirë edhe mua OK. Unë e mbështes Berishën sepse jam i qartë që Berisha s’është politikani i parë që duhet të shpallur non grata edhe për minimin e demokracisë. Është i vetmi politikan që mund të përballet me këtë hajdut në pushtet. Basha ka bërë pazare me të. Shkonte bënte pazare me të. Këtë duhet ta kuptojë edhe Ali Basha. Kur e shoh që një ish-ministër Drejtësie që s’ka folur asnjë fjalë kur ka qenë…Unë edhe i kam dalë kundër Berishës.

 

Berisha arriti për 6 muaj, kapi maksimalen, atë që s’e ka besuar asnjeri, as optimisti. Kjo kurbë, ky besim do rritet. Koha tregoi që i vetmi politikan që rikthehet është Berisha. Rama s’mund të rikthehet nesër nëse largohet. Krijoi frymë, frymën që Basha e varrosi. Kjo është aftësia e liderit. Më vjen turp që kam qenë pjesë e protestave që kanë pasur si lidership Lulzim Bashën. Këto protesta do ta dëmtojnë Ramën, sepse pas tyre do shkojmë në zgjedhje. Edhe Batoni thotë i jap dorën Berishës. Sekti Ali Basha është sekt i pistë”, tha ai.

 

Ndoka tha se Berisha është i paparashikueshëm në aksionin opozitar. Ai u shpreh se nëse Rama nuk jep garanci për zgjedhje me standard, ka edhe revolucion, duke sjellë në vëmendje shembullin e Sri Lankës.

 

“Berisha është i paparashikueshëm në aksionin e tij opozitar. Berisha e kishte vendosur ta vazhdonte axhendën më shtator, ishte një kërkesë e tryezës që thirri pse opozita do jetë në gjumë në korrik, gusht. Kjo protestë e 7 korrikut ka një dallim esencial që ka rritur besimin. Një arsye ishte edhe kjo për të rikonfirmuar që Berisha është lideri i opozitës. E ka kapërcyer etapën e Ali Bashës me këtë protestë.

 

Vetëm Basha thoshte sa mbaronte protesta, Rama u rrëzua, Berisha s’është i tillë. Mund të kalojë edhe në revolucion, si u rrëzua qeveria në Sri Lanka?! Nëse opozita rritet, gjendja ekonomike po përkeqësohet, nëse krijohet një ide që s’shkohet më në zgjedhje me Ramën…Ose do vendosë standardet për zgjedhjet, ose të kalohet në revolucion”, u shpreh Ndoka.

 

I pyetur nëse e sheh Berishën kryeministër, Ndoka tha:

“Berisha nuk do të bëhet kryeministër. Po përpiqet ta rrisë partinë, individë brenda asaj partie. Nuk do të prodhojë një Bashë tjetër, këtë nuk e do Berisha. Berisha po përpiqet të krijojë hapësira për liderët”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...