Motër e vëlla, njihen në mbarë ekranin shqiptar, a e gjeni dot për cilët bëhet fjalë?

Dikur dy fëmijë të vegjël sot janë rritur dhe kanë marrëdhënie më të afërt me njëri-tjetrin.

 

Bëhet fjalë pikërisht për Beatrix Ramosaj dhe vëllain e saj Alban Ramosaj.

 

Ka qenë vetë Trixa e cila ka publikuar disa foto të ëmbla nga fëmijëria e saj ku nuk ka ndarë në asnjë moment edhe vëllain e saj Albanin.

 

Në njërën prej fotove, shfaqet Beatrix e vogël ndërsa në tjetrën shfaqet këngëtarja me Albanin, vëllain e saj.

 

Të dy këngëtarët i kemi parë në cdo vend pranë njëri-tjetrit duke i ofruar mbështetje dhe duke kaluar pjesën më të mirë të kohës bashkë ku dhe shpesh i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet e tyre muzikore.

 

Nga ana tjetër, Albani ka bërë me dije se do të vijë me disa këngë, ku nuk përjashtohen as bashkëpunimet.

 

Beatrix Ramosaj është një personazh shumë i përfolur që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”. Ajo ka treguar se është bullizuar shumë nga shoqëria shqiptare pas daljes nga reality-show.

 

Këngëtarja tashmë është fokusuar te karriera e saj, ku menjëherë pas daljes nga reality-show, ajo publikoi këngën “Faj”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...