Me taka rrugëve të New York-ut/ Biznesmeni i njohur që i pëlqejnë meshkujt konfirmon p….

Elton Ilirjani, biznesmeni i njohur shqiptar është një nga figurat më të komentuara për shkak të deklaratave që bën herë pas herë si dhe që i pëlqejnë meshkujt .

 

Ai prej kohësh tashmë është një aktivist ndërkombëtar i të drejtave të komunitetit LGBT+. Me shfaqjet e tij në studiot televizive apo edhe në Instagram, biznesmeni ka bërë bujë me stilin e tij ekstaravagant.

 

Së fundmi, Eltoni ka ndarë me ndjekësit një video ku duket duke sfiluar në rrugë me taka të larta. Ilirjani ka paralajmëruar se do të ngjitet në skenën e Javës së Modës në New York, këtë herë duke sfiluar.

 

“Taka të larta në rrugë me gurë. Duke u praktikuar për javën e modës në New York. Këtë herë në skenë,”-shkruan Elton përbri videos.

 

Ju kujtojmë që prej disa kohësh, Eltoni ka ndërtuar një jetë të re në Amerikë. Përsa i përket jetës private, ku siç edhe vetë është shprehur, është martuar me partnerin e tij, Christian.

Ai u shpreh se i ka mbyllur të gjitha hesapet me Shqipërinë, dhe se nuk bën pjesë te njerëzit që mezi presin të festojë pavarësinë apo të vijë në Shqipëri. “Atdheu im është SHBA”, shprehej biznesmeni, duke zbuluar edhe zhgënjimin që ka për vendin tonë. Eltoni ka provuar veten edhe si model, duke mos e fshehur entuziazmin për këtë risi në jetën e tij. Ndonëse shfaqet i veshur me taka, geta apo edhe me buzëkuq, ai bëri me dije se nuk ka dashur kurrë të ishte femër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...