Duhet të bëni kujdes… Shenjat e horoskopit që rrezikojnë të ndahen këtë verë

Kjo verë nuk do të jetë dhe aq e mirë sa i përket jetës sentimentale për shenjat e mëposhtme

 

Demi

Sigurisht që keni shumë fronte të hapura këtë verë. Marrëdhënia juaj duket se është nën presionin e psikologjisë tuaj të keqe. Me Marsin që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, tensioni që ndjeni do të bëhet më intensiv. Në një moment situata duket se bëhet e padurueshme, ndaj mund të merrni vendimin e madh – të ndaheni ose t’i jepni një mundësi tjetër marrëdhënies suaj. 31 korriku është një ditë e rëndësishme për ju, pasi pritet të përballeni me ndryshime të mëdha.

Akrepi

 

Shumë trazira do të përjetoni këtë verë. Do të kuptoni se situatat toksike që keni jetuar vitet e fundit nuk janë më normalet. Pra, do të merrni vendimin për të ndryshuar atë që nuk ju përmbush, nuk ju bën të lumtur dhe për këtë arsye, do të kërkoni diçka tjetër, më të shëndetshme. Mund të mos ju pëlqejnë ndryshimet, por mund të zbuloni se, të paktën në rastin tuaj, ato janë për mirë.

Ujori

 

Fatkeqësisht, gjërat nuk janë shumë rozë për ju, pasi pritet të përjetoni shumë tensione dhe debate në shtëpi, zënka dhe shumë presione. Urani dhe Marsi në Demi sjellin ulje-ngritje, ndaj bëhuni gati sepse udhëtimi me siguri nuk do të jetë i lehtë dhe ka mundësi që deri në fund të verës të jeni… vetëm.

Luani

 

Prania e Marsit dhe Uranit te Demi krijon tensione. Mund të mos jetë gjëja më e mirë për ju të vendosni të ndaheni, por edhe nëse ndodh, nuk do të thotë se është fundi i botës. Ndryshimet do t’ju bëjnë të shihni se ajo që keni marrë si të mirëqenë mund të mos jetë – ashtu si marrëdhënia juaj. Është koha për vendime serioze.

TE TJERA