“Big Brother VIP”, zbulohen dy banorët e parë që do të marrin pjesë

Shumë shpejt në Kosovë do mbahet edicioni i parë i ‘Big Brother VIP”. Që kur bë i ditur lajmi pati shumë kuriozitet edhe se kush do të jenë personazhet që do të marrin pjesë në shtëpinë e famshme.

 

Disa burime nga Kosova kanë bërë të ditur për Kryefjala.com se dy nga emrat të cilët po përfliten se do të marrin pjesë në spektaklin e madh është këngëtari i njohur Ardian Bujupi dhe Genc Salihu.

 

Rikujtojmë se rreth një muaj më parë Ardiani bëri dhe një postim të papritur në rrjetet sociale ku publikoi një foto në makinë teksa tregonte një nga tatuazhet e tij, atë me shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar shqiptar. Postimin ai e shoqëroi me fjalët “Big Brother” duke lënë vend për dyshime se mund të ishte pjesë e formatit.

 

Gjithashtu rikujtojmë se është zbuluar se programi i është besuar moderatorit të njohur Alaudin Hamiti i cili është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi u konfirmua nga vetë ai i cili nëpërmjet në postimi në Instagram shkroi:

 

“Është zyrtare! Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që fillon këtë vjeshtë në ArtMotion&Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në “Big Brother VIP Kosova”, me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar. Numërimi mbrapsht ka nisur! Të gjithë sytë tek ajo”.

 

TE TJERA