Prekëse! U zhduk nga Instagrami, blogerja e njohur shqiptare zbulon fatkeqësinë me vajzën e saj që i ndodhi gjatë pushimeve (VIDEO)

Vjosa Muriqi ose siç e njohin më shumë si Mrs.Vjosa është nga blogeret shqiptare më të ndjekura në Instagram.

 

Vjosa është shumë aktive në rrjetet sociale ndërsa mungesa e saj prej tre javësh padyshim shqetësoi ndjekësit e saj.

 

Për herë të parë, pas afro 20 ditësh, ajo ka bërë një postim publik duke treguar arsyet.

Vjosa ka treguar se ka ndodhur një fatkeqësi. Vajza e vogël e tyre, është përvëluar në Kosovë duke pësuar djegie në njërën dorë dhe dy këmbët.

 

Përmes një videoje, blogger-ja e njohur ka treguar se në dy ditët e para, vajza ka qenë në spitalin e Pejës teksa më pas kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë, aty ku vazhdon të jetë e shtrirë, me shpresën që do të lirohen nga spitali përgjatë ditëve në vijim.

Rrëfimi i plotë i Vjosës vjen në videon e mëposhtme.

 

 

TE TJERA